E mërkurë, 11 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Mjeku Koni: Kemi numrin me te ulet testimeve ne rajon

Institucionet shëndetësore në Shqipëri kanë kryer gjithsej 143.804 testime për personat e dyshuar me koronavirus që nga fillimi i pandemisë.

Ndërkohë, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, gjatë një deklarate për mediat sot tha se po punohet çdo ditë për rritjen e testimeve dhe zgjerimin e kapaciteteve spitalore duke përfshirë edhe spitalet rajonale.

Duke rikujtuar masat e reja, ajo tha se nga data 11 nëntor do të hyjnë në fuqi urdhrat për ndalimin e aktiviteteve të bareve dhe restoranteve dhe për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve nga ora 22:00-06:00 në të gjithë vendin, për një periudhë 3 javore si masa për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, mjeku Artan Koni është shprehur se Shqipëria ka numrin më të ulët në rajon sa I përket testimeve.

“Jemi vendi që bëjmë testime më pak në gjithë rajonin tonë. Ka tre mënyra kryesore që e marrim virusin. Mosha që janë më e prekur – kur shpërndahet pensioni, nëpër autobuzë, nëpër kafe dhe ristorante.”

Më shumë video

Reklamë