Mjeku infeksionist, Tritan Kalo iu është drejtuar me një mesazh të rinjve shqiptarë që të shpenzojnë më pak kohë në plazhe dhe mjedise argëtimi dhe t’i përkushtohen më shumë natyrës, në mënyrë që të mos rrezikojnë shëndetin e tyre dhe të të afërmve.

Në një postim në “Facebook”, Kalo shkruan mes të tjerash se në ambientet spitalor regjistrihen një numër i konsiderueshëm pacientësh të rinj dhe jo pak humbje jetësh.

“Të rinjtë e të rejat tona le të shpenzojnë më pak kohë në bare e klube dhe të miqësohen edhe me shumë me natyrën, duke e rigjallëruar atë me mbjelljet e këtij druri dobiprurës….NËSE një i ri mbjell sot 2-3 pisha në 20 – 25 vitet e ardhëshme i sigurojnë brezit më të ri, një jetë në një mjedis më cilësor e më pak të ndotur, sikundër brezat tanë menduan për ta duke u mbjellë miliona e miliona fidanë përgjatë Muajit Dhjetor të çdo viti kudo nëpër Atdhe…..Më pak grumbullime në plazhe e mjedise dëfrimi ju më të rinjtë e këtij vendi….. RREZIKONI shëndetin tuaj, POR jo pak edhe atë të prindërve, të afërmve dhe miqve tuaj…..Jeta është e pakthimtë, e paçmimtë dhe shumë e vlertë për ju dhe ARDHMËRINË e Trojeve Arbërore…..Kemi më shumë shtrime të të rinjve në mjediset tona, por edhe jo pak humbje jetësh në mesin e tyre….Ne jemi në punë të përkushtuar për ruajtjen dhe përkujdesin ndaj shëndetit tuaj, POR edhe personeli i Shëndetësisë Publike dhe jo vetëm e ka të domozdoshme rigjenerimin e energjive dhe pushimet, sepse shumica janë prindër dhe duhet të kujdesen edhe për pushimet e shëndetin e fëmijëve të tyre dhe vetveten.”

Ai përfundoi mesazhin e tij duke theksuar se besimi dhe mirëkuptimi reciprok e bën edhe më të mundur përballjen me sfidën ndaj Covid-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *