Subscribe

Në kushtet kur numri i të prekurve me virus COVID-19 po shtohet dita ditës, mjeku Tritan Kalo apelon se masat ekstreme kufizuese për qytetarë jane ndihma kryesore për ta kaluar me sa më lehtë këtë situatë.

 

Sipas tij, lajmet pozitive për shërim të disa të prekureve, nuk duhet të na gëzojnë, pasi ditët në vijim janë të mbushura plot me të panjohura.

 

“Nuk janë zbuluar të fshehtat e saj, pas një vale qetësie mund të vijë një valë tjetër, pra pas një vale të lehtë mund të vijë një dallgë më e madhe,  kësaj po i ruhemi. Masat e marra në lidhje me distancimin social, mund të forcohen më tepër se është e vetmja mundësi efikase për të ulur vrullin e përhapjes së virus. Nëse do tregoheshim liberal, ne rrezikojmë që të na shfaqen skenare të ngjashme si Italia, Spanja, Britania, që në një fazë të dytë popullit të na thotë “se mirë që na e bën se na shpëtoi”, tha Kalo.

 

Mjeku i bën apel edhe atyre pacientëve që kanë lënë siptalin që të respektojnë afatin prej 14 ditesh për të qëndruar në shtëpi. Kalo ka dhënë detaje ldhur me gjendjen e katër pacienteve që janë në terapi intensive në spital.

 

“Duke dalë nga një mjedis i izoluar në një mjedis social ku nuk qarkullon vetëm COVID-19, por edhe infeksione të tjera, nuk janë të imunizuar dhe mund të bëhen pre e këtyre infeksioneve, cka e detyron ose krijon një mosbesim të plotë të shërimit të tyre. Distancim social është shumë i rëndësishëm, të mos bëhen pre e një mbiinfeksioni tjetër. Të sëmurit janë gjendje mesatarisht të rëndë, por që e kanë të dosmosohme qënrimin në terapi intesive se në cdo moment mund të cedojnë”, shtoi Kalo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *