Subscribe

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka folur disa orë pasi ka bërë vaksinën anti-COVID, e cila ka filluar ditën e sotme në vendin tonë dhe Kalo ishte ndër të parët që është vaksinuar, bashkë me mjekët Najada Çomo, Pëllumb Pipero dhe kryeministrin Edi Rama.

Pasi ka bërë vaksinën Kalo thotë se efektet thuajse nuk duken. Ai shpjegon se nuk ka asnjë nga efektet të cilat janë edhe normale pas një vaksine.

“Çuditërisht nuk kam asgjë. Nuk ndjej asnjë pikë ku mund të ketë hyrë vaksina. Pra,ka një difuzion shumë të shpejtë në trup dhe nuk krijon as skuqje, që janë të zakonshme, irritimet, as forcim të vendit. Ndihem për bukuri, nuk kam as temperaturë, as dhimbje muskujsh, as dhimbje koke. Ndihem më mirë se dje.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *