Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti shprehet se vaksina kundër koronavirusit mund të mos jetë e nevojshme.

I ftuar në emisionin “7pa5” në Vizion Plus, mjeku tha se mund të ekzistojë edhe mundësia që ky virus të pësojë rënie në mënyrë graduale, apo të jetë e domosdoshme vetëm për ato kategori pacientësh që janë në rrezik.

“Kompanitë farmaceutike do mundohen që të japin një ofertë që kjo kërkesë të përkthehet në të ardhura. Janë kompani private, jo qeveritare. Vaksina mund edhe të mos jetë e nevojshme për këtë sëmundje, por duhet ta shohim në të ardhmen. Mundet që kjo sëmundje të bjerë në mënyrë graduale, apo mundet që kjo vaksinë të jetë e nevojshme vetëm për kategoritë në rrezik, njësoj siç është vakisna e gripit; gjithsesi vaksinën e gripit e bëjnë shumë pak njerëz. SARS-CoV-2 nuk do të jetë e rekomanduar për fëmijët, ndërsa vaksina për gripin është e rekomandueshme. Mund të ndodhë që në muajt në vijim, virusi mund të kthehet në dicka që nuk është e nevojshme të prokupohemi, edhe vaksina mund të mos dalë kurrë në treg. Ekzistojnë disa lloj mundësish. Vaksina nuk është detyrimisht zgjedhja.”

Sa i përket gjetjes së përdorimit të medikamentit Deksametason nga Universiteti i Oksfordit, Alimehmeti tregoi se nuk është një mjekim i ri dhe se jep efekte të larta tek pacientët në terapi intensive apo në intubim.

“Ky mjekim nuk është i ri, ka shumë dekada që është në prodhim, është I lirë. Ka një përfitim shumë të lartë kur I jepët pacientëve në terapi intensive apo të intubuar. Për pacientët që janë lehtë nuk ka treguar ndonjë efikasitet. Por, çdo lloj mjekimi nuk duhet të merret pa këshillën e mjekut.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *