Këshilli Bashkiak i Korçës i jep titullin “Qytetar Nderi” pas vdekjes, mjekut të njohur korçar Kujtim Shabani.

 

Titullin ja ka dorëzuar familjes se tij, kryetari i Këshillit Bashkiak Erion Nexhipi në një ceremoni të zhvilluar në hollin e shërbimit të Urgjencës, në Spitalin Rajonal të Korccës atje ku mjeku Kujtim Shabani ka shërbyer për vite me radhë si shef i këtij shërbimi.

Theodhor Disho, shef i shërbimit të Reanimacionit në Pediatrinë e Korccës, ka folur për jetën e mjekut Kujtim Shabani.

 

Sipas tij, ish-shefi i urgjencës, ishte mjeku humanist, ai që më së shumti gjatë kësaj periudhe të pandemisë iu ndodh qytetarëve korccarë në ccdo orar, jo vetëm në urgjencë por edhe në vizita familjare.

 

Jona Shabani, vajza e mjekut të njohur, ka rrëfyer amanetin e lënë nga i ati.

 

Mjeku Kujtim Shabani, ndërroi jetë një vit më parë në Radhimi të Vlorës, si rezultat i një ataku kardiak, në kohën kur ishte me pushime sëbashku me familjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *