E enjte, 12 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:59 Në vijim ora 01:59: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Mjeku i njohur ekspozitë me pullat postare dhe zarfat nga koha e austriakëve

Mjeku i njohur i spitalit Universitar Nënë Tereza, Jovan Basho vjen ndryshe në qytetin e tij të lindjes me një ekspozitë filatelike.

 

Për dy ditë, pogradecari i njohur ka pritur vizitoret të shumtë  nga disa qytete të ndryshme të vendit  në një nga ekspozitat më të veçanta e cila mbledh pullat postare dhe zarfat që nga koha e austriakëve e për të kaluar më pas në kohën e luftës së parë dhe të dytë Botërore.

 

Reklamë

Sipas tij pulla më e vjetër e paraqitur në këtë ekspozitë filatelike është ajo e vitit 1854, një pullë austriake e përdorur në vendin tonë.

 

Një ekspozitë vetjake kjo të cilën mjeku Jovan Basho, e ka zhvilluar në emër të gjyshit të tij  Gjokë Basho, duke mbledhur shumë vizitorë të apasionuar pas koleksioneve por edhe banorë të Pogradecit dhe jo vetëm të cilët kanë mbetur të mrekulluar nga ekspozita e celur në hollin e postes shqiptare, dega Pogradec.

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë