E enjte, 1 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Mjeku i infektuar me koronavirus vdes në spitalin “Shefqet Ndroqi”

Koronavirusi në Shqipëri nuk po kursen më as bluzat e bardha. Një tjetër mjek ka humbur jetën për shkak të sëmundjes.

Reklamë

Bëhet fjalë për mjekun pneumolog Anibal Byberi. Mësohet se ai ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Byberi u dërgua të dielën me urgjencë në spital sepse ishte në gjendje kritike për jetën. Ai u fut menjëherë në intubim, por ndërroi jetrë në mbrëmje.

Mjeku pneumolog Anibal Byberi ka punuar mjek në Tropojë dhe ka mbajtur dhe postin e drejtorit në Spitalin e Tropojës.

Në këtë mënyrë shkon në tre numri i bluzave të bardha që kanë vdekur nga koronavirusi në Shqipëri. Më parë humbën jetën edhe mjekët Arian Push dhe Hysni Shkjau.

Më shumë video

Reklamë