Subscribe

Pas deklaratave të avokatit grek të familjes Kacifa, se ai dhe mjeku ligjor grek ishin lejuar për 5 minuta që të shihnin trupin e 35 vjecarit në morgun e Gjirokastrës, Vizion Plus u interesua  tek Krimet e Rënda për të kuptuar nëse kjo gjë ishte e vërtete apo jo.

 

Zyrtarisht, prokuroria e krimeve të rënda në Tiranë mohoi që mjeku ligjor grek të jetë lejuar brenda ambienteve të morgut të Gjirokastrës.

 

Brenda sipas akuzës, kanë hyrë vetëm familjarët e të ndjerit dhe cdo informacion mund të jetë marrë prej tyre.

 

Tani përballe njera-tjetres janë dy pretendime. Ajo e avokatit Kostas Jovanopulos që thotë se bashkë me mjekun ligjor grek kanë parë kufomen në morg duke dhënë edhe detaje mbi goditjet që kishte marrë në trup, apo Prokuroria shqiptare që e konsideron të pavërtete këtë deklarate.

Natyrisht nëse kjo gjë ka ndodhur, atëherë do të ishte vërtet një skandal pasi po nga organi i akuzës konfirmohet se nuk ka pasur asnjë kërkesë për leje që të shihet trupi i 35 vjecarit Kacifas nga nje mjek ligjor grek. Atëherë lind pyetja, kush genjen në këtë rast?

 

Ndërkohë, trupi i Kostandinos Kacifas ndodhet në Tiranë, për tiu nënshtruar një ekspertize më të thelluar mjeko ligjore.

 

Analizat do të përfshijnë matjet për të saktësuar largësinë e qitjes, si dhe për të parë nëse Kacifa kishte konsumuar alkol apo lëndë të tjera para shkëmbimit të zjarrit  me forcat RENEA.

 

Nga ana tjetër, hetime po zhvillon edhe prokuroria greke, pas kërkesës së bërë në Janinë nga motra e 35 vjecarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *