Mjeku Gecaj në takimin me Bashën: Kostoja e paketës anti-COVID, 1200 euro

Në takimin me kryedemokratin Lulzim Basha, mjeku Mhill Gecaj pohoi se bluzat e bardha janë të rrezikuar dhe të pambrojtur.
Sipas tij, përdoret i njëjti protokoll për pacientët me patologji të ndryshme. Po ashtu, ai tha se protokolli i mjekimit nuk bën dallim ndërmjet pacientëve me histori klinike të ndryshme.
“Kosto e paketës anti-COVID minimalisht 1200 euro.”
Mjeku Luan Hoxha u shpreh se për të fshehur dështimin e spitaleve, qeveria akuzon mjekët e familjes.
Të tjerë mjekë deklaruan se marrja e tamponit vonon deri në 10 ditë nga fillimi i simptomave dhe se në qendrat shëndetësore nuk bëhet asnjë analizë që zbulon praninë e COVID. Nga ana tjetër, mjekja Elisabeta Musta nënvizoi se në mungesë të tamponëve, detyrohen t’i dërgojnë pacientët të bëjnë skaner në privat.
“Shtimi i rasteve me COVID është aq i lartë sa nuk mund t’i përballojë QSUT. Ne mundohemi t’i trajtojmë me ato të dhëna që marrim nga pacienti. Kontorllojmë saturimin e oksigjenit. Mungon aparatura për mjekun e familjen për saturimin e oksigjenit”, shtoi mjeku Mirgen Zaçellari.




