Mjeku epidemiolog, Alban Ylli shprehet se përhapja e COVID-19 është vënë nën kontroll dhe shfaqet optimist se vendi do ta tejkalojë situatën e shkaktuar nga pandemia nëse popullata vijon të tregohet e kujdesshme.

I ftuar në emisionin “Kapital” në “Vizion Plus”, Ylli  e sheh të mundur që të kemi një valë të dytë të pandemisë, pasi i ashtuquajturi “imunitet i tufës” ende nuk është zhvilluar.

“Kurba ka qenë e shtypur dhe me është dukur e vështirë për të identifikuar një kulm të qartë. Intensiteti i qarkullimit të virusit është vënë nën kontroll, vatrat janë në kontroll, do të shohim ditë më të mira nëse do të vazhdojmë të jemi më të kujdesshëm. E konsideroj një histori suksesi të një vendi me kapacitete të pakta shëndetësore. Patëm fat ne dhe shumë vende të tjera periferike të Evropës të shihnin mjaftueshëm atë që ndodhi në Itali. Është e mundur të kemi një valë të dytë të pandemisë. Nga numri aktual i të infektuarve, imunitetit i turmës nuk është arritur. Do të ketë një rikthim, por do të jetë më i butë. Vetëm nëse do të kishim një mutacion të këij virusi, vëtëm atherë vala e dytë mund të jetë më e rrezikshme se kjo që po përjetojmë. Unë mendoj që do të jetë më i ulët.”

Ndër të tjera, mjeku pohoi se fëmijët kanë rrisk më të ulët dhe se ata renditen të fundit në listë që mund  të testohen.

“Nuk ka një rekomandim për të kryer testime te fëmijët për të parë nëse përhapin aspo jo virusin. Nuk do t’u vijë radha herët për t’u testuar. Punonjësit janë të parët në listë për t’u testuar. Fëmijët janë të fundt.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *