Shqiperia ashtu si edhe vende të tjera të goditura nga pandemia, filloi këtë javë lehtesimin e masave kufizuese kundër COVID-19.

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti e konsideron hapjen graduale një vendim të matur, me argumentin se kapacitetet spitalore janë të larta në raport me numrin e pacientëve të shtruar.

Në një lidhje direkte me edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, mjeku tha se kurba e epidemisë është rrafshuar dhe masat kufizuese dhanë rezultate të efektshme.

“Është një hapje tepër e matur. Shifrat në spitale janë shumë të ulta në krahasim me kapacitetet spialore që ne kemi. Dy muaj më parë, gjithë kjo lëvizje globale ishte për të rrafshuar kurbën e epidemisë. Kurba është e rrafshët. Do të thotë se masat ishin të forta, dhanë efekt të madh, por edhe karakteristikat e popullatës sonë kanë qenë të rëndësishme për të na dhënë një mbrojtje të mëparshme.”

Alimehmeti nuk dakordësohet plotësisht me vendimin e qeverisë publikuar një ditë më parë për mbylljen e shkollave, ndërsa solli rastet e disa shteteve që kanë caktuar datat kur do të hapen, pavarësisht vdekjeve shumëfish më të larta krahasuar me vendin tonë.

 “Ne do të bashkëjetojmë në kuptimin që ne do ta mundim këtë virus dhe jeta do të vazhdoje. Nuk ka asnjë sens që ne të strukemi nga një frikë dhe ta mbyllim jetën këtu dhe të kthehemi të izoluar. Ajo çka po ndodh në të gjithë botën është një fenomen që psikologët e njohin me termin “mjellma e zeze”, është një frikë nga një event që ne i bëjme gjërat tona ta panjohura shumë më të rëndësishme se sa gjërat që njohim. Ne kemi mjaftueshëm njohuri për sjelljet e viruseve. Ne kemi thënë që fëmijët nuk preken, ose preken shumë lehtë. Por, nga krahu tjeter, duke iu drejtuar vendimit të marrë dje për mos hapjen e shkollave kur ne e dimë fare mire që mosha e vogël është pikërisht mosha e paprekur. Nëse kjo do të bënte sens, në të gjithë Evropën, ne jemi një nga shtetet që po shkon më mirë sa i përket vdekjeve për 1 milionë banorë dhe gati të gjitha shtete e tjera kanë dhënë hapjet e tyre. Fëmijët nuk janë të rreikuar nga COVID-19. Kjo është arsyeja pse shumë shtete i kanë dhënë datat e tyre që do të hapin shkollat dhe se si i kanë hapur dhe kanë shumëfish vdekeje se ne.”

Për mjekun Ilir Alimehmeti, Covid-19 do të vazhdojë të jetojë mes nesh dhe se lehtësimi i masave mund të sjellë një valë të dyë të pandemisë, por kjo nuk duhet të na frikësojë.

“Kjo është dicka që do vazhdojë të jetojë me ne. Duam apo s’duam në Covid-19 do të vazhdojë. I gjithë plani ynë është që personat e moshuar të mbrohen nga 70 % i imunitetit të tufës. Pra, nuk duhet të biem në kontakt me personat e moshuar apo të sëmurë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *