Kur Isabela, një vajzë 10-vjeçare, vizitoi për herë të parë Dr. Mark Hyman, ajo ishte diagnostikuar me sëmundjet autoimmune, lupus dhe artrit reumatoid ! Gjendja e saj ishte e rënduar nga kurat e vazhdueshme dhe sëmundja e saj konsiderohej e pashërueshme.
Sëmundja e Isabelit të vogël kishte ndikuar në çdo pjesë të trupit të saj. Enët e saj të gjakut, qelizat e kuqe dhe të bardha, mëlçinë dhe muskujt e saj, madje edhe lëkurën e saj. Fytyra e saj ishte vazhdimisht e përflakur dhe vuante nga fryrja e nyjeve (artikulacioneve). Kur Isabel vizitoi Dr Hyman, ajo ishte nën efektin e steroideve, aspirinave dhe ilaçeve që bllokonin prodhimin e acidit në stomak. Medikamentet nuk po e ndihmonin vajzën dhe mjekët që e kishin kuruar prej vitesh rekomandonin që ajo të marrë një ilaç kimioterapik çdo ditë në mënyrë që të rregullonte aktivitetin e sistemit të saj imunitar, por kjo gjë rriste rrezikun e kancerit.
Për Isabelën, kjo nuk ishte zgjidhje ndaj ndoqi këshillat e Dr. Hyman. Në më pak se një vit, ajo nuk vuante më nga simptomat e sëmundjeve të lartpërmendura dhe nuk ishte nën efektin e asnjë ilaçi të vetëm. Dr. Hyman kishte një qasje tjetër ndaj problemit. Në vend të medikamenteve , ai hulumtoi për të gjetur shkaqet themelore të gjendjes së saj. Ai zbuloi se inflamacioni që po përjetonte vajza mund të kontrollohej duke bërë disa ndryshime në dietën e saj. Eleminimin i produkteve me glute, qumështit dhe sheqerit , dhe marrja e disa shtojcave si Vitamina D dhe B12, dhe vaj peshku ishte kura që shëroi 10 vjeçaren. Doktori i rekomandoi gjithashtu një anti-inflamator vaj Primrose dhe probiotikë. Jo shumë kohë pas trajtimin, Isabela ishte sërish shëndetplotë.
Dr. Hyman shkruan: “Mjekësia sot përpiqet ta luftojë sëmundjen duke shtypur, mbuluar, bllokuar ndryshuar dhe ndërhyrë në biologjinë e trupit. Ndërkohe duhet bërë e kundërta” Duke hequr glutenin, qumështin dhe sheqerin nga dieta e Isabel, Dr. Hyman ishte në gjendje të zvogëlonte inflamacionin e saj. Vitamina shtesë dhe shtojcat e mineraleve i dhanë trupit të saj një nxitje të natyrshme për të arritur në rrugën e duhur për shërim./Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *