E premte, 2 Tetor 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Mjekët spanjollë çojnë pacientët me COVID-19 në plazh për të mposhtur sëmundjen

Në Spanjë situata është më e qetë nga koronavirusi. Pas ditëve të gjata në betejë me sëmundjen, mjekët kanë gjetur mënyra të tjera për të trajtuar pacientët që ende nuk janë rikuperuar.

Reklamë

Bluza të bardha nga disa spitale në Barcelonë kanë nisur të çojnë pacientët buzë detit si një mënyrë për të ndihmuar në mposhtjen e COVID-19. Spanja renditet midis vendeve që e pësuan më keq nga koronavirusi.

Gjithsej shteti spanjoll numëron 240.326 të infektuar dhe 27.128 viktima. Të mërkurën në vend u shënua vetëm një viktimë, pas tre ditësh me zero të vdekur.

Vazhdo të lexosh

Reklamë