Qindra mjekë në Barcelonë filluan të martën një grevë katër-ditore duke kërkuar kushte më të mira pune. Protestuesit u mblodhën jashtë Institutit Shëndetësor Katalanas duke bllokuar dy nga rrugët kryesore të qytetit.

Mjekët thonë se përqendrimi vetëm në trajtimin e pandemisë ka lënë në mëshirë të fatit shumë pacientë me patologji serioze.

 

“Ka shumë të moshuar që po lihen mënjanë. Ka shumë të rinj me patologji serioze që nuk mund të ndiqen. Ne nuk mund të bëjmë diagnostikimin e hershëm sepse duhet të përqendrohemi te covid, dhe nuk mund të vazhdojmë më kështu.”

“Qeveria po na injoron. Ata po sillen sikur asgjë nuk ndodh këtu dhe profesionistët janë të lodhur”.

“Ne kërkojmë nga qeveria që të punësojnë profesionistë të rinj për të zgjidhur mungesën e mjekëve që kemi në sektorin primar: pediatër, dentistë, gjinekologë, radiologë dhe mjekë të familjes”.

 

Në Spanjë ka patur edhe protesta të vazhdueshme pasi qeveria ka shtrënguar masat kundër koronavirusit duke rikthyer izolimin e pjesshëm në Madrid.

Ndërkohë në qytetin veriperëndimor anglez të Liverpulit, pas mbylljes së pabeve , turmat e të rinjve janë zhvendosur në qendrën e qytetit ku ka patur përleshje me autoritetet. (efekte)

Në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar ka hyrë në fuqi strategjia me tre faza  sipas së cilës zonat klasifikohen në bazë të shkallës së infeksionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *