Subscribe

Mungesa e mjekeve specialiste ne rrethe detyron Ministrinë e Shëndetësisë qe nga janari i vitit 2018 te aplikoje sistemin e patronazhimit, ku spitalet universitare do te dërgojnë mjeke ne ato rajonale. Por mjeket janë skeptike ne lidhje me ketë projekt. Sipas tyre, ai nuk do te funksionoje për shkak se vete spitalet universitare kane mungesa te theksuara.

 

Kontratat e punës qe kane firmosur me QSUT, nuk i lejojnë mjeket te largohen ne rrethe te tjera.

 

Lëvizja e mjekeve specialiste nga spitalet universitare drejt rretheve, behet me qëllim qe te pakësohet numri i pacienteve qe vijnë drejt Tiranës. Per mjekun Stroni, nëse keta mjeke janë te pamundur te përballojnë urgjencat, paratë qe shkojnë per këto spitale, te vijnë ne QSUT, sepse ka mungesa te medikamenteve.

 

Para 10 vitesh nr maksimal i pacienteve qe shkonin ne dite ne QSUT ka qene 80, ndërsa sot arrin ne 200. Kjo per shkak se mjeket e rretheve kane ardhur ne Tirane, per te zëvendësuar kolegët specialiste qe u larguan drejt europes.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *