Pediatria Lira Gjika këshillon prinderit per shakate qe duhet te evitojne me femijet dhe bebet e tyre. Komentin e saj pediatria e njohur e ka bere ne profilin e saj ne Facebook. Ja çfarë shkruan ajo:

 

Shpesh, të rriturit i ngacmojnë fëmijët e vegjel, për kënaqsi. I ngacmojnë derisa fëmija i vogël nervozohet, apo inatoset. Dhe në këtë çast, i rrituri ndjen kënaqsi të madhe dhe qesh në sy të fëmijës.

 

Ndërsa fëmija i vogëj i dëshpëruar dhe i inatosur, kërkon me sy nënën apo zëvëndësusin e saj, por më kot, sepse nëna apo gjyshja apo dadoja, qesh sëbashku me atë tjetrin që e ngacmon pa e përfillur. Nëna nuk e ndalon këtë ngacmim, madje e shijon. Të rriturit qeshin dhe kënaqen, ndërsa fëmija i trembur, qan dhe bërtet.

 

Kjo lojë është shumë e rrezikshme, pasi krijon modelin, që kur tjetri është në vështirësi, mud të qeshet me gjendjen e tij, në vend që të ndërhyet për të qetësuar. Kjo do të thotë që padashur, ne i rrisim fëmijët me anestezi emocionale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *