Subscribe

Si të mos mjaftonte mungesa e mjekëve anesteziste, edhe ata që punojnë aktualisht në spitalet e vendit lene te hapur mundësinë per t’u larguar.

 

Braktisja e vendit është e vështirë, por sipas tyre po bëhet e detyrueshme.

 

Por cilat janë arsyet qe Shqipëria sot po vuan mungesën e anestezisteve? Rektori i fakultetit te mjekësisë, Arben Gjata, thotë se nje nder shkaqet është mbyllja e specializimeve prej viteve 2009-2013, ku nuk doli asnjë anestezist.

 

Ne vitin 2014 jane hapur edhe mundësitë per specializim ne kete dege. 14 anestezistet e pare pritet të nisin punë vitin e ardhshëm.

 

Por nuk ka siguri nese keta specializante do te qëndrojnë në spitalet shtetërore, apo do të zgjedhin ato private.

 

Shqipëria aktualisht po vuan mungesën e anestezisteve. Ajo vërehet me se shumti ne rrethe, por edhe ne qendrën spitalore “Nene Tereza” është e konfirmuar se jane 5 vende bosh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *