Delegacioni I mjekeve kinezë të cilët janë duke vizituar spitalet e Venetos në Itali që po përballojnë dramën nga COVID-19 kanë dhënë një porosi për autoritetet shendetesorë italiane. Ata rekomandojnë të bëhën sa më shumë analiza.

 

“Sic këshillojnë edhe ekspertet e OBSH, duhet të bëni tampon, tamponë dhe vetëm tampon. Kështu keni më shumë mundësi gjurmimi dhe izolimi të pacienteve, u shpren mjeket kinezë në një dalje për media nga Spitali i Padovës.

 

Kina ka sjell dy ekipe të mëdha mjekësh ditët e fundit në mënyrë që të asistojnë në spitalet e veriut të Italisë duke dhënë edhe eksperiencën e tyre pasi Kina ishte I pari vend që kaloi situatën dramatike nga COVID-19.

 

Përvec mjekeve, Kina ka sjell tonelata me pajisje mjekësore në ndihmë të Italisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *