Subscribe

Procesi e vaksinimit masiv të popullsise në Shqipëri nuk po ecën me ritmet e duhura, ndaj nevojitet një fushatë e mirëfilltë. Kirurgu neurolog Kita Sallabanda Diaz në një intervistë për Vizion Plus hezitimin për t’u vaksinuar, e lidh me mungesën e transparencën e autoriteteve dhe aftësinë bindëse ndaj qytetarëve.

 

 

Sa i përket debateve nëse fëmijët duhet të vaksinohen apo jo, Sallabanda rekomandon që target grupet +12 të marrin dozat e injeksionit, por thekson që jo me detyrim.

 

 

Ndërsa mjeku imunolog Arban Domi shprehet kundër vaksinimit të fëmijëve, përveç atyre me sëmundje shoqëruese, për të cilët duhet të vendosë mjeku pediatër.

 

 

Pas muajit të 6 të shtatzanisë, gratë mund të vaksinohen, ndërsa mjeket thone  se studimet shkencore tregojnë që kjo mbrojtje kalon edhe tek fëmija.

 

 

Moshat mbi 65 vjeç dhe ata me sëmundje autoimune duhet të marrin një dozë të tretë përforcuese, pasi 6 muaj pas vaksinimit, bie niveli i mbrojtjes dhe rritet ekspozimi nga koronavirusit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *