E diel, 11 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Mjekët janë të detyruar të japin gjak për “check up”

Abuzimet dhe shkeljet flagrante të kompanisë koncesionare te check up-it nuk kane fund. Për te realizuar planin e kontrolleve mjekësore, stafet mjekësore dhurojnë vete gjak dhe me pas u vene emrin e pacienteve qe refuzojnë apo nuk e kane kryer check up-in.

 

Reklamë

Denoncimi vjen nga specialiste te shëndetësisë, ish-drejtues ne fondin e sigurimeve te kujdesit shëndetësor.

 

Reklamë

Specialisti i shëndetësisë Gazmend Koduzi tregon për Vizion Plus se shteti harxhon miliona euro edhe për detyrime qe duhet ti paguaje firma koncesionare, duke nisur që nga faturat e energjisë elektrike, qiratë për ambientet e check up-it e deri tek puna e detyruar e stafeve mjekësore ne shërbim te koncesionarit.

 

Për ish-drejtorin ne fondin e sigurimeve te kujdesit shëndetësor ne Tirane, check up-i jo vetëm ka dështuar por ai nuk ka as besueshmëri.

 

Ndërkohë jashtë kameres vete stafet mjekësore ne qendrat shëndetësore shprehin presionin e madh për te realizuar planin ne lidhje me fryrjen e listës se personave qe kryejnë check up.

 

Ky është rasti unik kur një kompani paguhet për punën e pakryer me mbi 6.3 milion euro për 420 mije kontrolle te pa realizuara.

 

 

Më shumë video

Reklamë