Subscribe

Duke marrë shkas nga jetët e humbura në radhët e bluzave të bardha për shkak të koronavirusit, presidenti Ilir Meta kërkon të merren masa urgjente.

 

Teksa shprehu ngushëllime për vdekjen e mjekut Mihal Kërçi, Meta tha se duhet që stafet mjekësore të vaksinohen sa më parë kundër virusit. Po ashtu, ai kërkoi sigurimin e mjeteve mbrojtëse për ta dhe shpërblim financiar.

 

 

“Ndarja nga jeta e Dr.Mihal Kërçit, personalitet i shquar i mjekësisë shqiptare, është një lajm shumë i hidhur për familjen, pacientët dhe të gjithë mjekët. Ngushëllimet më të ndjera, për këtë humbje të rëndë, që kërkon reflektim të thellë.  Humbja e jetëve, si pasojë e COVID-19, të shumë mjekëve të shkëlqyer si Drini Dobi, Bledi Nini dhe të tjerë, është e pazëvendësueshme dhe boshllëku i krijuar në ndihmën e kualifikuar ndaj të sëmurëve tashmë ka për të qenë shumë problematik.  Kjo situatë kërkon marrjen e masave të shpejta, pa kursyer asgjë. Përsosja dhe furnizimi i bollshëm e pa kufizim me mjetet më të mira mbrojtëse për personelin mjekësor. Dezinfektimi i vazhdueshëm dhe rigoroz i mjediseve mjekësore për arritjen e sigurisë maksimale të tyre. Sigurimi sa më parë i vaksinës dhe vaksinimi me prioritet i personelit mjekësor. Shpërblim financiar dinjitoz dhe të shtuar. Janë këto disa nga masat më urgjente dhe efektive, që duhen marrë sa më pare”, u shpreh Ilir Meta në “Facebook”.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *