E diel, 1 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:00 Në vijim ora 03:00: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Mjekët e Lezhës në protestë, pezullojnë punën për një orë

Puna ne spitalin rajonal te Lezhës u pezullua për një ore këtë te premte. Vendimi u mor nga vete mjekët në shenjë proteste kundër dhunës së ushtruar ndaj dermatologut Zef Doda.

 

Mjeku u dhunua barbarisht në zyrën e tij, teksa ndodhej në krye të detyrës.

 

Reklamë

Sipas bluzave te bardha mungesa e medikamenteve, mjekeve specialiste por edhe shërbimeve janë disa nga shkaqet qe gjenerojne problemet.

 

Mjeket e spitalit te Lezhës paralajmëruan serish protesta në rast se nuk merret asnjë masë për mbrojtjen e tyre. Ata i paraqiten edhe një liste me kërkesa ministrisë se shëndetësisë pas shtimit te rasteve te dhunës.

 

 

Më shumë video

Reklamë