Mes 161 personave që janë të infektuar aktivë me Covid-19 në vendin  tonë, 21 prej  tyre po kurohen në spitalet Covid ndërsa pjesa tjetër e tyre po trajtohen në shtëpi.

Këto raste që ndiqen nga mjekët e familjes janë kryesisht asimptomatik, ndërsa kurimi dhe dietat ushqimore u përcaktohen nga vetë këta mjekë.

Që në krye të herës kur pacientët konfirmohen si pozitiv me koronavirus, mjeku i familjes udhëzon për izolimin dhe hapat që duhet të ndjekë pacienti që të mos infektojë pjesën tjetër të familjes.

Mjekja e familjes vlerëson koleget që shërbejnë në spitalet Covid-19 si heronj të luftës me virusin e ri.

Nga 880 qytetarë të infektuar nga koronavirusi,  78% e tyre tashmë janë shëruar dhe mjekët e familjes besojnë se në ditët në vijim edhe të infektuarit asimptomatik do ta mundin sëmundjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *