Subscribe

Vazhdon për të katërtën ditë vaksinimi i personelit shëndetësor kundër virusit “Sars Cov 2”.

Mjekë të spitalit infektiv, epidemiologë terreni si dhe punonjës të urgjencës kombëtare janë paraqitur pranë ambienteve të stadiumit “Air Albania” për të bërë injeksionin e parë.

 

Deri në këto momente mësohet se nuk ka pasur asnjë person nga radhët e bluzave të bardha që ta ketë refuzuar dozën.

 

Ndërkohë, në ditët në vijim pritet që vaksinimi të shtrihet edhe në spitalet rajonale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *