Subscribe

Studentët e Mjekësisë së Përgjithshme nisën javën e dytë të bojkotit dhe protestave, duke kundërshtuar ligjin që i detyron të lenë peng diplomën derisa të përfundojnë punën e detyruar në Shqipëri.

 

Mjekët e ardhshëm marshuan drejt ministrisë së Arsimit me thirrjet se nuk do të ketë kompromis dhe braktisja e mësimit do të vazhdojë derisa studentët të trajtohen me dinjitet. (efekte)

 

Të rinjtë i kërkuan ministres së Arsimit që t’i presë ata dhe një përfaqësi e studentëve të ulet në tryezën e bisedimeve për të kërkuar zgjidhje efektive me përfshirjen e të gjitha palëve të interesit. (efekte)

 

Por përtej kangjellave nuk pati asnjë reagim.

 

“Kjo ministri fasadë dhe ky shtet fasadë nuk mund të na vendosin ne përballë një ligji karikaturë sikur ne të mos kishim asnjë të drejtë. Kjo duhet të marrë fund dhe ne nuk bëjmë kompromis.”

 

“Bojkoti do të vazhdojë, ne jemi të vendosur për ti shkuar deri në fund çështjes sonë, kemi që në muajin qershor që protestojmë dhe nuk mund të pranojmë të na shkelin me këmbë të drejtat tona.”

 

Protestuesit nuk e kursyen zemërimin ndaj zëvendësministres Albana Tola, duke kërkuar dorëheqjen e saj.

 

 

Reagimi vjen pas një deklarate mediatike ku zëvendësministrja është shprehur se studentët që nuk pranojnë kushtet, le të ndërpresin studimet.

 

Ligji për trajtimin e veçantë të studentëve të mjekësisë u miratua me procedurë të përshpejtuar në seancën e fundit të sesionit të kaluar parlamentar me argumentin se i përgjigjet emergjencës që vendi ka për bluzat e bardha.

 

Vetë presidenti i vendit nuk e dekretoi atë, duke i lënë rrugë të lirë vendimit të shumicës nga njëra anë, por me rezerva sa i takon kritereve të së drejtës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *