Subscribe

Fakultetet me te kërkuara mbyllin pranimet qe raundin e pare te regjistrimeve. Kështu kuotat e lira ne degën e mjekësisë dhe stomatologjisë nuk e kalojnë numrin 1, ndërsa ne drejtësi, arkitekture, teknologji informacioni dhe inxhinieritë elektronike ka ende kuota te lira, por qe numërohen me gishtat e dorës.

 

Drejtues te shkollave te larta tregojnë se kandidatet me cilësore jane orientuar jo vetëm nga preferencat e tyre, por dhe nga kërkesat e tregut te punës.

 

Ndërkohe këtë vit drejtësia ka gati programet 5 vjeçare te studimit. Tashme thotë dekani Artan Hoxha pritet vetëm miratimi nga Ministria e Arsimit.

 

Ndërkohe pranimet ne shkollat e larta qe kane kuota te lira do te vijojnë me dy raundet e tjera. Ne 15 shtator  nis aplikimi ne portal per kandidatet qe nuk kane fituar ende nje shkolle, si dhe per ata qe janë çregjistruar, per nje program me te mire studimit. Pas shpalljes se fituesve te raundit te dyte, ne 27 shtator  shkollat e larta  hapin serish pranimet.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *