E mërkurë, 30 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Mjekë, prokurorë, mësues e guardianë burgu të infektuar në Berat

Vazhdojnë të shtohen të infektuarit në Berat. Në burgun e Beratit mësohet se janë konfirmuar pozitivë një guardian, një operator, një kuzhinier dhe një inspektor.

 

Reklamë

Të infektuar ka patur edhe në Prokurorinë e Beratit, ku është prekur një prokuror, si edhe në gjykatë, ku janë infektuar dy punonjëse administrate.

 

Po ashtu mësohet se ka dalë përgjigja pozitive e tamponit edhe për një mjeke e një infermiere, një sanitare në një kopsht si edhe dy mësues në shkollën “22 Tetori”.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë