E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:20 Në vijim ora 05:20: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Mjekë nga Tirana në Gjirokastër

Spitalet e Tiranës vazhdojnë sistemin e patronazhimit neper rrethe, duke kryer ndërhyrje kirurgjikale qe me pare nuk mund te bëheshin per shkak te mungesës se mjekeve specialiste. Ditët e fundit është bere nje ndërhyrje e vështire ne Gjirokastër, ndërsa jane kryer edhe vizita te shumta.

 

Ne këtë mënyre, qytetareve nuk u është dashur te udhëtojnë drejt Tiranës per te marre shërbimin ashtu si me pare. Ministrja e shendetesise Ogerta Manastirliu ishte ne jug ku pa nga afer punën e mjekeve te ardhur nga kryeqyteti, dhe premtoi se brenda tre muajsh ky spital do te  kete aparatura biomjekësore, si mamografia e re, eko abdominale dhe inkubatorë qe mungojnë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë