E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 28 minuta më parë
Video · Vendi

Mjegulla mbulon Burrel-Skuraj, vështirësi në qarkullimin e automjeteve

Mjegulla e dendur në aksin Burrel-Skuraj, është kthyer në problem për drejtuesit e mjeteve.

Shoferët që përdorin këtë segment për të lëvizur drejt Milotit, Lezhës, Durrësit apo Kosovës përballen çdo mëngjes me mjegull të dendur.

Situata është problematike në segmentin nga fshati Bushkash deri në Shkopet ku mjegulla është më e dendur për shkak të rrugës që kalon afër liqenit të Ulzës.

Në këto kushte kufizohet ndjeshëm fushëpamja e drejtuesve të automjeteve duke u kthyer në shqetësim serioz.

Reklamë

Po ashtu, problem mbetet sinjalistika e kufizuar në këtë aks rrugor dhe prania e madhe e gropave.

Dëmtimi i asfaltit e bën të vështirë qarkullimin e automjeteve.

Vazhdimisht është bërë problem gjendja e degraduar e rrugës, por ndërhyrja e autoriteteve deri tani ka mbetur vetëm tek mirëmbajtja rutinë./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë