Subscribe

Nga Dritan Kurti

Që prej mesditës i gjithë qarku Dibër është përfshirë nga reshje të dendura shiu, ku intensiteti ka ardhur në rritje gjatë orëve të mbrëmjes.

Ndërkohë, problem mbetet qarkullimi në rrugën e Arbrit pasi veç reshjeve të shiut ka edhe mjegull të dendur, çka krijon vështirësi për drejtuesit e automjeteve.

Me problematike situata paraqitet nga fshati Fshat në fshatin Shkallë të Xibrit ku ndodhen tre tunele të kësaj rruge. Për shkak të dendurisë së mjegullës, fushëpamja e drejtuesve të mjeteve është e kufizuar.

Policia Rrugore e cila ishte për të monitoruar lëvizjen këshillon të tregohet kujdes në këtë segment dhe bypassin e Murrizit ku dhe atje ka mjegull të dendur dhe për shkak të rrugës së ngushtë mund të ketë aksidente.

Reshjet e shiut të ditës së sotme nuk kanë krijuar problematika në rrëshqitje të tokës apo të rrugëve./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *