Subscribe

Javën e ardhshme pritet të nënshkruhet  protokolli mes qeverise shqiptare dhe asaj kineze që i hap rrugë eksportit të mjaltit nga vendi yne.

 

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi gjatë një vizite në Zadrimë të Lezhës tek një bletërritës , theksoi se kjo marrëveshje do t’i japë një tjetër frymëmarrje bletarisë.

 

BLEDI ÇUÇI

 

MINISTRI I BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

 

 

Javën e ardhshme unë do të nënshkruaj me qeverinë kineze protokollin për mjaltin që i hap rrugë eksportit të këtij produkti drejt një tregu të madh. Ky është një treg i jashtëzakonshmë, që do t’i japë një tjetër frymëmarrje bletarisë. Kjo do të ndikojë në shtimin e koshereve dhe rritjen e sasisë së prodhimit të mjaltit”.

 

 

Mjalti i prodhuar në vendin tonë njihet për cilësi kurative dhe vlera të larta ushqyese për shkak të natyrës  dhe klimës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *