E martë, 6 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Bombardohet shkolla e OKB, dhjetëra të vdekur nga sulmi në Gaza, Izraeli: Ishin fshehur militantë të Hamasit

Një sulm i fundit izraelit ka shënjestruar një shkollë të agjencisë së kombeve të bashkuara në gaza e cila shërbente si strehimore për qindra palestinezë.

Si pasojë kanë mbetur të vdekur të paktën 30 persona, përfshirë gra dhe fëmijë sipas zyrtarëve shtetërore vendas.

Reklamë

Dëshmtarët kanë thenë se kampi ishte e mbushur me palestinezë që kishin ikur nga bombardimet në pjesën veriore të Gazës.

Ushtria izraelite sqaroi se sulmoi shkollën pas informacioneve se aty strehoheshin anëtarë të hamasit, përfshirë ata që morën pjesë në sulmet e 7 tetorit në Izrael. Një zyrtar në Tel Aviv konfirmoi se janë vrarë disa prej tyre.

Reklamë

Bombardimi i strehimores vjen një ditë pas operacionit nga toka dhe nga ajri që ushtria ka nisur në gazën qëndrore.

Izraeli nuk i ka ndalur sulmet që prekin civilët edhe pas thirrjeve të organizatave e shteteve ndëkombëtare, përfshirë edhe vendimin e  gjykatës së Hagës.

Që prej nisjes së konfliktit në 7 tetorit është mundur të sigurohet vetëm një amrëpushim i shkurtër në muajin nëntor ndërsa të gjitha tentativat e tjera deri me tani kanë dështuar. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë