E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Mitsotakis për pasaportën e vaksinimit: Nëse s’e bën BE, do ta bëjë dikush tjetër

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis i kërkoi Bashkimit Evropian që të veprojë shpejt për pasaportën e vaksinimit. Gjatë një telekonference me vendet anëtare të BE, shefi i qeverisë greke tha se nëse BE nuk e bën diçka të tillë, sektori privat do të fillojë të lëvizë.

 

“Nëse nuk e bëjmë ne si BE, dikush tjetër do ta bëjë atë, me shumë gjasë kompanitë e mëdha të teknologjisë. Unë jam pro regjistrimit të sa më pak të dhënave personale nga qytetarët. Pasaporta e vaksinimit nuk do të jetë ekuivalente me një pasaportë shëndetësore, por përkundrazi do të hapë një korsi të shpejtë për udhëtim, pa kufizimet e shkaktuara nga testet për koronavirusin dhe pa karantinën e detyrueshme.”

 

Reklamë

Nga ana tjetër, ai vlerësoi edhe mesazhet që ka përcjellë Blloku Evropian ndaj kompanive të vaksinave, për respektimin e angazhimeve që kanë marrë në prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinave.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë