Kryeministri i ri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka nisur menjëherë punën për mënyrën sesi do të funksionojë qeveria e re.

 

Mitsotakis ka zhvilluar mbledhjen e parë e kabinetit qeveritar, nga ku ka paralajmëruar ndryshime të mëdha mbi mënyrën e funksionimit të qeverisë.

 

Sipas mediave greke, një nga ndryshimet e menjëhershme që Mitsotakis ka propozuar ka qenë shkrirja e Ministrisë së Emigracionit në një dikaster dhe kalimin e saj nën varësinë e Ministrisë së Mbrojtjes.

 

“Prioriteti i 12 është një Greqi e fuqishme në një botë që ndryshon. Kam biseduar ndërkohë me shumë homologë të mi në BE. Bisedova dje edhe me zv/presidentin amerikan dhe me vetë presidentin amerikan dje në mbrëmje për të rikonfirmuar rëndësinë strategjike të marrëdhënieve të Greqisë me SHBA”, ka thënë Mitsotakis, gjatë mbledhjes me kabinetin e ri qeveritar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *