Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar se bisedimet me Shqipërinë për marrëveshjen e detit dhe zonën ekskluzive ekonomike, duhet të rikthehen intensivisht.

 

Në një konferencë për shtyp, kreu i ekzekutivit ka bërë të ditur se do ta shfrytëzojë edhe në këtë drejtim, takimin me homologun Edi Rama pas forumit “The Economist” që do të mbahet në Athinë më 15 dhe 16 shtator.

 

 

KYRIAKOS MITSOTAKIS

 

KRYEMINISTER I GREQISE

 

“Ne kemi çështje për të diskutuar, jemi fqinjë dhe sigurisht për temat që na shqetësojnë, do të flasim me mirëbesim. Pas vendimit për zgjatjen e ujërave territoriale, ne do të duhet të shohim përsëri se si mund ta riaktivizojmë përpjekjen, e cila për fat të keq – jo për fajin tonë, por për fajin e Shqipërisë – nuk ka arritur në një marrëveshje për një Zonë Ekskluzive Ekonomike me Shqipërinë.”

 

Kryeministri ka deklaruar se diskutimet mes Shqipërisë e Greqisë për një marrëveshje për detin janë pezulluar dhe se ende nuk ka një grup negociatorësh.

 

Takimi në Athinë në cilin do të marrë pjesë edhe kryeministri Rama do të fokusohet në zgjerimin e Bashkimit Europian por edhe çështje të tjera të rajonit, që lidhen kryesisht me forcimin e tregtisë e rritjen e investimeve.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *