E hënë, 2 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 6 minuta më parë
Kosova

Mitrovicë, arrestohet kreu i policisë Nehat Thaçi

Drejtori i policisë se jugut te Mitrovicës, Nehat Thaçi është arrestuar mbrëmjen e se mërkurës nga polica serbe, pas nje urdherarresti te lëshuar nga Gjykata e Larte e Nishit për terrorizëm. Ai u ndalua ne piken e kalimit kufitar “Dheu i bardhë” në rrugën Gjilan-Bujanovc dhe pritet te dale përpara Gjykatës se Nishit. Policia e Kosovës përmes misionit EULEX, ka kërkuar sqarim zyrtar nga pala serbe lidhur me arrestimin. Ne momentin e ndalimit Thaçi nuk ishte ne detyre, por udhëtonte me nje mik. Nga Brukseli, ministrja per dialogun, Edita Tahiri u ka bërë thirrje autoriteteve të Beogradit që ta lirojnë Thaçin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë