Katedralja e Korçës, një prej ndërtesave më të vjetra në këtij qyteti, pritet që së shpejti të rikthehet në identitet.
Kjo ndërtesë, e cila prej shekujsh ka qënë simboli i besimit ortodoks jo vetëm për qytetin e Korçës, por për komunitetin e krishterë, ishte kthyer në muzeun e artit mesjetar në kohën e diktaturës.
Me fondet e siguruara nga Mitropoliti i Korçës, Hirësi Joani, si dhe nga ndihmat e besimatëve, ka nisur rikthimi në identitet i kësaj godine. Së shpejti pritet që të përfundojnë punimet duke i rikthyer jo vetëm Korçës, por edhe vendit, një nga tempujt më të rëndësishme të besimit fetar.
Kjo kishë e ndërtuar më 1720, përfshinte një asamble godinash që administroheshin nga Kisha si shkolla, kolegje apo dhe institucione bamirësie.
Në vitin 1924 Katedralja e Korces e njohur si Kisha ‘Burimi Jetëdhënës’ iu nënshtrua një rikonstruksioni të plotë, por në kohën e diktaturës kjo godinë shërbeu si muze për shumë dekada.
Kjo katedrale , një objekt kulti madhështor i ndërtuar në fillim të shekullit të XVIII, ishte një nga kishat më të rëndësishme të vendit por edhe më gjërë.
Edhe pse ndërtimi i kësaj kishe, kërkon fonde të mëdha, investimet janë siguruar nga vetë Mitropolia e Korçës dhe donacionet e besimtarëve.