Ndërsa na ndajnë edhe tre ditë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, Ogerta Manastirliu, në mitingun përmbyllës të PS-së në Tiranë, theksoi se vota për PS është një investim për fëmijët.

 

Sipas saj, Shqipëria e 2021-it është shumë ndryshe nga ajo e tetë viteve më parë.

 

Ajo premtoi më tej se PS do të vijojë me reformat e nisura dhe projektet e mëdha të Shqipërisë evropiane.

“Motra dhe vëllezër, kemi edhe tre ditë në vijën e finishit të 25 prillit, të një fushate që ne e kemi bërë me zemër, forcë kurajo, kemi ditur të zgjojmë shpresat ashtu sikurse socialistët mund ta bëjnë. Data 25 prill po afron dhe në këto tre ditë të mbetura duhet të vijojmë, të trokasim në çdo derë, zemër, mendje, e t’u themi se vota për PS është një investim për fëmijët tanë. Nëse sot Shqipëria e 2021-it është si dita me natën si Shqipëria e tetë viteve më parë, nëse sot Shqipëria po sheh dritën në fund të tunelit të pandemisë. Nëse sot kemi dalë nga dy kriza të mëdha, e kemi më të prekshme të ardhmen e fëmijëve tanë, kjo është falë vizionit të Edi Ramës dhe qeverisjes së Partisë Socialiste të Shqipërisë. Sprint drejt finishit dhe 25 prillit, të mos harrojmë që jemi plot besim që do e shkelim të parët vijën e finishit më 25 prill, sepse do të vijojmë reformat e nisura, e do të vijojmë projektet e mëdha të Shqipërisë Evropiane. Kur të kthehemi pas disa vitesh dhe të mendojmë 25 prillin, e të kujtojmë atë me fëmijët tanë, do e kujtojmë si dita që Shqipëria votoi për shpresën, zhvillimin, të ardhmen. Tirana u bë lokomotiva e fitores në të gjithë Shqipërinë, fitore.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *