Subscribe

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla ju përgjigj nga Elbasani presidentit Ilir Meta, pasi ky i fundit ktheu për rishqyrtim Kodin Zgjedhor. Duke e quajtur Metën mistrec dhe hileqar, Balla tha se PS nuk do të humbë kohë për të votuar siç është Kodin Zgjedhor.

 

“Më vjen keq që Presidenti mori të gjithë kohën e mundshme për të vonuar procedurat parlamentare, por skemi asnjë ditëpër të humbur, Kodi Zgjedhor ka transformuar tërësisht qasjan dhei ka dhënë më shumë fuqi popullit, jo vetëm për të zgjedhur partinë politike, por edhe kandidatin që dëshiron. Çdo lloj vonese, e shkatuar për shkak të një presidenti mistrec dhe hileqar, unë besoj që ne kemi të gjitha mundësitë të vijojmë punën sensibilizuese dhe shpjeguese ndaj qytetarëve. Këtu një rol të rëndësishëm merr KQZ në formulën e re komisioneri, enti apo këshilli i ankesave. Por këu është një moment shumë i rëndësishëm t’u shpjegojmë qytetarëve shqiptarë se reforma zgjedhore e cila mori shumë kohë, gati 3 vite, është një sukses i cili ka garantuar, që zgjedhjet e 25 prillit, padyshim janëtë lira dhe dmeokratike, por pas shumëviteve qytetarët shqiptarë kanë mundësit të kenë dy vota (dy gishta) meqënëse ky është edhe simboli që Presidenti i Republikës po përpiqet t’ja vjedhë Partisë Demokratike.”

 

 

Balla foli edhe për akuzat e Partisë Demokratike lidhur me çështjen e shumëdebatuar të inceneratorëve.

 

Lulzim Basha i premtoi Elbasanit se do ta zgjidhte problemin e ndotjes ne 2009 dhe asgje nuk beri . Jam krenar  te them se ne i dhame zgjidhje ndotjes . Nderkohe ata te tjeret perpiqen te bejne pis nje transformim qe flet vete.  Une besoj te hetimet e pavarura. Shpesh i kam iniciuar vete. Drejtesia duhet te beje detyren e saj te pavarur. Gjykimin do ta bejne vete qytetaret me 25 prill. Mbetjet sot trajtohen me nje impjant me teknologji te larte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *