Misteri i vrasjes/ Deklarata e gruas: Hapa derën dhe e gjeta të shtrirë…
Një 67-vjeçar është vrarë me thikë në qytetin e Korçës në rrethana ende të paqarta mbremjen e kesaj te enjte. Sipas unifromave blu, viktima është Petrika Treska, i cili është goditur me thikë dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 në lagjen 7 të qytetit të Korçës në afërsi të Bashkisë së qytetit.
Sipas informacioneve, mësohet se viktima është gjetur nga bashkëshortja e tij e cila ka lajmëruar menjëherë policinë.
Të njëjtat burime shtojnë se bashkëshortja ka deklaruar paraprakisht para policeve se sapo ka hapur derën të banesës së tyre në katin e dytë ka gjetur të shtrirë viktimën.
67-vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin rajonal të Korçës ndersa kishte dy plage ne trup. Janë marrë në pyetje edhe banorët e pallatit të cilët janë shprehur se nuk kanë dëgjuar debates në kohën kur ka ndodhur ngjarja.
Çifti janë prindër të një fëmije, ndërsa viktima kishte në pronësi një servis celularësh.
Policia ka mbërritur në vendngjarje ku ka nisur hetimet për vrasjen. Uniformat blu kanë sekuestruar kamerat e sigurisë të bizneseve pranë banesës.




