E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:00 Në vijim ora 03:00: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Misteri i terroristit të tretë në Bruksel

Pas lirimit te te dyshuarit kryesor për sulmet e Brukselit, gazetarit freelance Fajkal Shefo, autoritetet belge vazhdojnë kërkimet per terroristin e trete. Ai është personi me kapele qe u shfaq përkrah kamikazëve Naxhim Lashraui në të majtë, dhe njërit prej vëllezërve El Bakraui në qendër, e qe nuk ishte identifikuar ende. Avokati i gazetarit qe mbetet i akuzuar per terrorizëm, deklaroi se ai kishte qene ne shtëpi ne kohen kur kishin ndodhur sulmet dhe kishte marre edhe disa telefonata. Ndërkohe te tjera detaje janë zbuluar për atentatorin e metrosë Khalid El Bakraoui. Ai ka përdorur identitetin e ish-lojtarit te Interit, Ibrahim Maaroufi për te marre me qera nje apartament ne Belgjike, qe u shndërrua me pas ne nje çerdhe per organizimin e sulmeve te Parisit. Megjithatë, gjate nje kontrolli dhjetorin e kaluar policia nuk gjeti as arme e as eksploziv, por gjurmët e gishtërinjve te terroristit Abaud dhe te kamikazit Bilal Hadvi. Gjithashtu janarin e vitit te kaluar Abaud kishte qene ne Greqi dhe gjate një kontrolli ne apartamentin e tij autoritetet greke kishin gjetur harta dhe vizatime te aeroportit Zaventem te Brukselit, çka shton dyshimet se planifikimi për atentate ne Belgjike mund te ketë nisur me herët.

 

 

 

Reklamë

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë