Subscribe

Tenderi per te dhëne me koncesion rrugën e Kombit vijon te jete i veshur me mister. Komisioni i Prokurimit Publik, ne përgjigjen e tij zyrtare drejtuar Ministrisë se Transporteve, pas ankesës se saj, i qëndron vendimit te tij te pare, per te shpallur fitues konsorciumin shqiptar. Lajmin e konfirmon Gentian Keri, ish-kryetar i komisionit te prokurimit publik,  i cili pak dite me pare dha dorëheqjen nga ky post. Tashme topi mbetet ne anën e Ministrisë, e cila zyrtarisht nuk ka nje qëndrim zyrtar se si do te veproje pas vendimit te KPP. Por burime jo zyrtare thane per Vizion Plus se çështja mund te përfundoje ne gjykate. Mund te jete Ministria, si dhe konsorciumi turk Vendeka Bilgi qe do te apeloje vendimin e komisionit. Nga ana tjetër, duke ju referuar ligjit te prokurimit publik, çdo vendim i dhëne nga komisioni është i zbatueshëm per çdo institucion. Pra ligjërisht sot kemi nje fitues te rrugës se Kombit, por praktikisht ai ka mbetur pezull ne Ministrinë e linjës .  Tashme ministri ri i transporteve Sokol Dervishaj duhet te mare nje vendim, per t’i dhëne zgjidhje tenderit kaq shume te kundërshtueshëm dhe te debatueshem per kostot e tij. Nga ana tjetër edhe konsulenti ligjor i Ministrisë korporata financiare ndërkombëtare IFC, nuk ka nje vendim te dyte per kete çështje, duke i qëndruar idesë se fitues per IFC është konsorciumi turk. Por kjo situate behet edhe me enigmatike, pasi Komisioni i Vlershmit te ofertave gjykoi me herët se konsorciumi shqiptare nuk plotësonte kriteret per te bere nje investim te tille, ndërsa akimimi i tij ishte jashtë afateve ligjore.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *