Subscribe

Autoritetet shqiptare e kanë te pamundur te zbulojnë te dhënat per kompanitë  qe ushtrojnë veprimtarinë brenda vendit, por qe janë regjistruar ne “parajsa fiskale”. I tille është rasti i “Global Fluid Internacional Albania”,  e cila është përfshire ne skandalin e fshehjes se parave, publikuar nga “Panama Papers”. Ketë fakt e ka pranuar edhe Autoriteti i Konkurrencës. Duke folur ne Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, kreu i autoritetit Lindita Milo, e vuri theksin tek kontratat koncesionare te miratuara, qe sipas saj kane mangësi te theksuar transparence. Ndërsa kreu i komisionit Erjon Brace, tha se kontrata e markimit te karburanteve është e veshur me mister, pasi mbetet e paqarte se kush është pronari i vërtet i saj. “Gfi” është kompania qe ben markimin e karburanteve ne vendin tone. Kontrata qe i dha  ketë te drejte u miratua  mes debatesh te forta per impaktin qe do kishte ne treg, aq sa u ankimua edhe nga shoqata e hidrokarbureve ne Gjykate Kushtetuese. Por ky institucion ne vendimin qe mori i dha te drejte “GFI”, e cila sot përflitet se mund te jete objekt i hetimit nga organet e drejtësisë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *