Subscribe

Pas atentatit mafioz të dy ditëve më parë në Qipro, ku mbetën të vrarë biznesmeni vendas Fanos Kalopsidiotis dhe ekzekutuesi shqiptar, Jani Vogli, policia e vendit ishullor kërkon nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Tiranës të dhëna per aktivitetin e viktimës në vendlindje. Vogli sipas policisë qipriote ishte vrasës me pagese dhe mund të jetë ndihmuar nga një shqiptar tjetër i quajtur Aleks Burreli. Ky i fundit shoqëronte atentatorin si përkthyes. Autoritetet e Nikosias dyshojnë se Aleks Burreli mund të jetë rikthyer përsëri në Shqipëri pas atentatit në Qipro, por nuk përjashtohet mundësia e fshehjes së tij në shtetin helen. Nga verifikimet e kryera nga Policia e Shtetit rezultoi se  Jani Vogli rezulton banues në Elbasan, ndërsa Aleks Burreli ka lindur ne Mat dhe banon në Mallakastër.  Mediat greke konfirmojnë se ne 7 maj, atentatorët Vogli e Burreli, u nisën nga Tirana për në Stamboll dhe një ditë më pas mbërritën në Qipro. E kontaktuar nga Vizion Plus, Policia e Shtetit pohon se shumë shpejt do të dërgojnë drejt Nikosias, të dhënat e kërkuara për dy atentatorët, pasi më parë të jetë kontrolluar i gjithë aktiviteti i Voglit dhe Burrelit në Shqipëri. Ndërkohe autoritetet qipriote dyshojnë se ka qenë edhe një person i tretë që ka ndihmuar Aleks Burrelin të arratisej, pasi ai u pa nga dëshmitarët të largohej i plagosur nga vendngjarja. Policia dyshon se atentati i ditë së enjte lidhet me disa vrasje dhe ngjarje kriminale të ndodhura vite më parë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *