Rreth 300 g lende shperrthyese tip tritol është çaktivizuar nga xhenierët mbrëmjen e marte  në afërsi te Pallatit të Kulturës “Laberia”. Lënda tip tritol është vënë re nga kalimtarët të cilët kanë lajmëruar policinë e cila ka bërë rrethimin e zonës në një përimetër prej 100 m. Pasi kanë mberritur specialistët xhenierë nga Tirana fillimisht  është vendosur  aparati për bllokimin e valëve të telefonit, pasi lënda shpërrthyese ishte e lidhur me celular dhe prej  tij merr dhe komandën e shpërthimit. Pasi kanë bllokuar valët , është bërë heqja e kapsollës nga tritoli dhe më pas është shperthyer me komandë kapsolla. Ndërkohë që policia e Vlorës është duke marre kamerat e sigurisë në të gjithë bizneset e asaj zone dhe po merr ne pyetje drejtuesit e automjeteve që kanë qenë pranë lëndes shperthyese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *