E premte, 16 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Mister në Itali! Një grua dhe një foshnjë gjenden të pajetë në liqen

Dy trupa të pajetë, të një gruaje dhe të një fëmije rreth një vjeç, janë konstatuar në një liqen artificial në Castelguglielmo, në provincën e Rovigos, pasditen e së shtunës, 28 mars.

Alarmi është dhënë nga një kalimtar i rastit, i cili ka njoftuar menjëherë autoritetet. Trupat janë nxjerrë nga uji nga forcat zjarrfikëse, ndërsa në zonë ka mbërritur edhe një helikopter me ekipin e zhytësve nga Bolonja për të kryer kontrolle të mëtejshme në sipërfaqen ujore.

Reklamë

Hetimet janë ende në fazë fillestare dhe nuk përjashtohet asnjë pistë, nga një aksident i mundshëm deri te një akt i qëllimshëm. Në vendngjarje po punojnë forcat e rendit për të zbardhur rrethanat që çuan në këtë ngjarje të rëndë.

Reklamë

Viktimat ende nuk janë identifikuar, çka e bën të paqartë nëse bëhet fjalë për nënë e bir. Pranë vendit të ngjarjes është gjetur edhe një karrocë fëmijësh.

Çështja po hetohet nga karabinierët, nën drejtimin e prokurorisë së Rovigos. Sipas një kontrolli të parë, trupat nuk kanë shenja dhune. Ndërkohë, personi që dha alarmin është marrë në pyetje nga autoritetet./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë