Vuk Boriloviç 34-vjec, eshte autori i masakrës që tronditi Malin e Zi.

 

Nga sulmi mbetën të vdekur 11 persona përfshi edhe vet autorin ndersa 6 të tjerë u plagosën. Mes viktimave janë edhe 2 fëmijë të mitur raportojnë mediat malazeze.

 

34-vjeçari pas një zënke në familje hyri në banesat e tij të cilat i kishte dhënë me qira dhe filloi të qëllonte duke u marrë jetën dy fëmijëve, njëri 8 dhe tjetri 11 vjeç si dhe plagosi nënën e tyre. Më pas doli ne rruge dhe qëlloi mbi kalimtaret duke vrarë 7 dhe plagosur 6 prej tyre.

 

Sipas prokurorisë malazeze ai u ekzekutua nga një bashkëqytetarë i tij, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye sigurie.

 

Për tragjedinë reaguan liderët e Malit të Zi teksa kryeministri Dritan Albazoviç dhe presidenit Milo Gjukanoviç shprehen ngushëllimet për familjet e viktimave.

 

Qeveria e Malit të Zi shpalli tre ditë zie kombëtare, duke njoftuar uljen e flamujve në gjysmështizë dhe anullimin e aktivitete shtetërore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *