Subscribe

Miss Universe Ukraine 2021, Hannah Neplyakh, ishte sot e ftuar ekskluzivisht në emisionin ‘’Vizioni I Pasdites’’.

 

Mbajtësja e kurorës së më të bukurës në Ukrainë, pasi rrëfeu fillimisht se si kishte arritur të bëhej kjo që është sot, ndau me teleshikuesit dhe një episod të dhimbshëm nga jeta e saj, ku ajo ka qenë viktimë e dhunës në familje.

 

‘’Po, kam qenë viktimë e dhunës në familje. Jam dhunuar nga I dashuri im dhe ka qenë eksperienca më traumatike e jetës sime. I kuptoj femrat që janë dhunuar. Nuk është faji apo problem I viktimës, I atij që dhunohet, por është I dhunuesit’’, është shprehur Hannah.

 

Gjatë intervistës u prek edhe tema aktuale e luftës në Ukrainë, për të cilën Miss-I tha se njerëzit janë shumë të mërzitur dhe të lodhur nga kjo luftë që ka nisur para tre muajsh. Ajo tregoi se prindërit e saj aktulisht punojnë për të ndihmuar popullin në luftë. Babai është pjesë e ushtrisë ndërsa mamaja është mjeke që kuron të dëmtuarit.

 

‘’Të gjithë janë të frikësuar për të ardhmen, po unë flas cdo ditë me prindërit, sepse është shumë e rëndësishme për ne. Unë besoj se në Ukrainë do mbizotëroj sërish paqja dhe Ukraina do jetë një vend I pavarur’’, ishin fjalët e ndjera të saj.

 

Madje në fund të bisedës Miss-I ukrainas tha se dëshira e saj për ditëlindje këtë vit ishte ‘’rikthimi I paqes në vend’’.
Hannah Neplyakh do të jetë natën e sotme e ftuar specialE në ‘’Miss Universe Albania and Kosovo’’, që do të transmetohet në orën 21:00 në Vizion Plus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *