E shtunë, 3 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:10 Në vijim ora 14:10: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Miss Universe Albania & Kosova/ Kush janë 4 ikonat e ekranit që do marrin çmim në konkursin e bukurisë

Edicioni 2023 i Konkursit të bukurisë “Miss Universe Albania & Kosova”, i cili si çdo vit ju fton të shihni dhe të njiheni me vajzat më të bukura shqiptare, është shumë pranë finalizimit të tij. Konkursi më i madh i bukurisë në vend, në prag të finales së 1 Qershorit në Pallatin e Kongreseve, ka zbuluar të ftuarit specialë që do të jenë pjesë e këtij edicioni, ndërsa do të ndahen edhe çmime të rëndësishme.

 

Reklamë

4 vajzat që janë shpallur Miss Universe Albania do të marrin çmimin e mirënjohjes për kontributin në fushën e promovimit të vendit dhe bukurisë.

 

Ato janë Adrola Dushi, Zana Krasniqi, Agnesa Vutha dhe Lindita Idrizi.

 

Nën prezantimin e Teni Vllaçaj dhe Eriona Sejdiu, dhe producent Eduard Deda, Vizion Plus sjell spektaklin që bashkon 2 shtete, Shqipëri dhe Kosovë. Që nga viti 2014, një spektakël i vërtetë bukurie me një audiencë të shtrirë në mbi 195 shtete. Kompeticioni më i rëndësishëm në botë përsa i përket të bukurës “Miss Universe” konkursi më i ndjekur në botë me mbi 1.5 miliardë shikues.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë